Një muaj paraburgim nga Beogradi për kosovarin e ndaluar në Serbi

Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të premten vonë kosovarit të ndaluar në Serbi ditë më parë për dyshimet se “ka kryer krime lufte”

Gjykata e Lartë për Krime Lufte në Beograd mori vendim të premten ta dërgojë, Sadik Durakun në paraburgim për 30 ditë, kanë bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD).

Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të premten vonë kosovarit të ndaluar në Serbi ditë më parë për dyshimet se “ka kryer krime lufte”, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë Ministria e Jashtme e Kosovës.

Duraku, i cili vjen nga Gjakova dhe ka nënshtetësi edhe britanike, ishte ndaluar më 17 prill në vendkalimin kufitar Kroaci-Serbi, në Batrovc, konfirmoi MJPD – siç ishin ndaluar qindra kosovarë të tjerë atë ditë.

“Pas arrestimit, Durakut i është komunikuar nga autoritetet serbe se është i ngarkuar me pretendimet për kryerje të krimeve të luftës gjatë luftës në Kosovë më 1999. Ndaj tij pretendimet për kryerje të krimeve të luftës i ka ngritur Prokuroria e Lartë për Krime të Luftës e Beogradit”, kanë thënë MPJD.

Vëllai i Durakut më herët gjatë ditës për Dukagjinin ka treguar se ai po mbahet akoma atje dhe po pritet që procesi gjyqësor të marr epilog.

“Për momentin është në gjykatë, gjyqi ka vazhdu akoma,  i ka zgjatë shumë. Për momentin nuk kemi asnjë informacion prej tij tash po presim çka po thojnë prej atje. Gjendja shëndetësore ka lajmëru që është e mirë, terapinë është duke e marr e për momentin mirë është”, ka deklaruar vëllai i Durakut.

Ministria kanë njoftuar se përfaqësuesi i zyrës së Kosovës në Serbi, Jetish Jashari, i ka dërguar kërkesë zyrtare Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë për ta marrë informacionet rreth arsyeve të arrestimit të Durakut, si dhe ofrimin e detajeve tjera relevante përkatëse.

“Ambasadori Jashari po ashtu ka komunikuar me përfaqësitë diplomatike të vendeve të QUINT-it të akredituara në Serbi, të cilët i ka njoftuar lidhur me rastin”, sipas njoftimit.

Kurse, Goran Petronijeviq, avokat që përfaqëson Durakun, ka thënë herët gjatë ditës për Radion Evropa e Lirë se ai është marrë në pyetje nga prokurori dhe se pritej të dilte para gjykatësit të procedurës paraprake. Ai tha se nuk mund të jepte më shumë informata në atë kohë.

Kurse sot presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, deklaroi që janë liruar të gjithë të ndaluarit ndonëse familjarët mohojnë një gjë të tillë.

“Dy ose tre persona u ndaluan për t’u marrë në pyetje dhe të gjithë u liruan. Njëri prej tyre u mor në pyetje sepse ishte në UÇK”, ka deklaruar Vuçiq.

Edhe pse nga Beogradi pretendohet se Duraku ka “ka kryer krime lufte”, nga Organizata e Veteranëve të UÇK-së në Has po konsiderojnë që kjo është vetëm arsyetim i Serbisë pasi sipas tyre Sadik Duraku nuk ka qenë fare pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Në degën tonë e kemi verifiku, Sadik Duraku nuk ka qenë pjesëtar ose veteran në organizatën tonë. Por ne kemi informacion që gjatë kohës së luftës Sadiku ka qenë në Berlin në Gjermani”, ka deklaruar për Dukagjinin, Xhevdet Thaçi nga OVL e UÇK në Has.

Pos maltretimit të qytetarëve e ndalimit të tyre, Serbia ka ndaluar për rreth 48 orë edhe zv/drejtorin e Policisë së Kosovës që është nga komuniteti serb, Dejan Jankoviq, i cili u lirua të enjten vonë pasdite.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika