Një inspektor policor në Policinë e Shtetit është pezulluar nga puna pasi që i njëjti ishte arrestuar të premten për drejtim të automjetit në gjendje të dehur.
Në bazë të njoftimit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në DPPSH të pezullojë menjëherë nga detyra, punonjësin e policisë, Inspektor i Parë F.H, 51 vjeç, me detyrë SPZ, në Komisariatin e Policisë Kavajë.
“Mbështetur në ligj, pezullimi pa pagesë, deri në ndryshim të statusit me vendim të gjykatës, u bë pasi Agjencia e Mbikqyrjes Policore e ka arrestuar punonjësin e policisë për drejtim të automjetit në gjendje të dehur”- thuhet në njoftimin e Policisë së shtetit.
Gjithashtu Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetimin disiplinor për shkelje të rëndë për punonjësin e policisë.
Ai ishte arrestuar mbrëmë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.