Greqia pritet të abstenojë në Komitetin e Ministrave për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Ministri i Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis, ka thënë se Greqia do të abstenojë në Komitetin e Ministrave për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE)

Greqia do të abstenojë në momentin që do të hidhet në votim kërkesa e Kosovës për anëtarësim në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës.

Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis, i cili ka arsyetuar këtë vendim.

“Siç kemi bërë në raste të ngjashme në të kaluarën, Greqia do të abstenojë nga votimi, me fjalë të tjera, nuk do ta mbështesë kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, ka thënë Gerapetritis, raporton “Kanaliena”.

Ai ka thënë se “disa nga çështjet thelbësore ende nuk janë zgjidhur, mbi të gjitha themelimi i Asociacionit”.

“Prandaj, politika jonë bazë nuk ka ndryshuar. Greqia i përmbahet një politike të jashtme parimore. Ne nuk e ndryshojmë mendimin tonë derisa të ndryshojnë faktet mbi të cilat merren vendimet. Ne inkurajojmë dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, duam zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjeve”, ka thënë tutje ministri grek.

Kujtojmë që shumica e deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës e kanë mbështetur anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Lexo më shumë: Asambleja Parlamentare i thotë “Po” anëtarësimit të Kosovës në KiE

Nga 171 deputetë të pranishëm, Për kanë votuar 131, kundër 29, ndërsa 11 kanë abstenuar.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika