Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë thirrje që të raportohet dhuna në familje, pasi sipas tyre e njëjta përbën krim.
Përmes një postimi, ambasada u është referuar raporteve dhe hulumtimeve të organizatave të shoqërisë civile mbi dhunën në familje.
“Bazuar në raporte dhe hulumtime të ndryshme të organizatave të shoqërisë civile, dhuna në familje vazhdon të jetë një nga krimet më të pa raportuara në Kosovë. Dhuna në familje nuk duhet parë si një çështje private apo si një çështje familjare”, thuhet në postim.
Ambasada e SHBA-së ka publikuar numrat e kontaktit për raportim të rasteve. “Dhuna në familje është KRIM. Mos e duroni, raportojeni: 0800 11 112 ose 192”.