Profesori Edward P. Joseph, që ligjëron në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, ka thënë se deklaratat e Ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, në mbështetje të Ballkanit të Hapur, ia kanë dhënë “puthjen e vdekjes”, kësaj iniciative.
“Ashtu si falënderimi që shkon për Putinin për ‘freskimin’ e NATO-s, komplimente për Sergei Lavrov që i dha puthjen e vdekjes iniciativës Ballkanit të Hapur”, ka shkruar ai në rrjetin social Twitter.
Sipas tij, këtë iniciativë do ta shfrytëzojë presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, për të përfituar politikisht.
“Ballkani i Hapur është ftesë e hapur për Vuçiqin që të shfrytëzojë madhësinë ekonomike të Serbisë për përfitime politike – pa kufizime politike apo vlera të BE-së. Open Balkan ‘Bota Serbe’ nëpërmjet tregut për fqinjët më të vegjël të Serbisë”, ka thënë ai.
Këto reagime të profesorit amerikan, vijnë pas deklaratave të Ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov për Ballkanin e Hapur.
Ndryshe, Samiti i radhës i nismës “Ballkani i Hapur”, do të mbahet më shtatë dhe tetë qershor.
Pos tri shteteve themeluese të kësaj iniciative, Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e dy shteteve të tjera fqinje, Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës.
Në takimin i cili do të mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, Kosova nuk do të jetë pjesëmarrëse.
1/ Just as thanks go to #Putin for injecting life into @NATO, kudos to #SergeyLavrov for giving the kiss of death today to #OpenBalkan. This #Trump Administration brainchild advances the agenda of #Russia’s strategic partner in the region, #Serbia, under @avucic. 🧵
— Edward P. Joseph (@edwardpjoseph) June 7, 2022