Haxhiu në Malmo diskuton për regjistrimin e popullsisë

Ministrja e dikasterit të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gjatë vizitës së saj në Malmo të Suedisë ka diskutuar për regjistrimin e popullsisë e politikat që ndërlidhen me edukim dhe pavarësi financiare

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se pas Brukselit ka vazhduar takimet me vajzat dhe gra që mbështesin VV-në edhe në Malmo të Suedisë.

Haxhiu ka thënë se në këtë kanë diskutuar për regjistrimin e popullsisë, masat që ka ndërmarrë Qeveria në raport me vajzat dhe gratë e rregullimin e nënshtetësisë.

“Pas Berlinit, vazhduam në Malmo në takime me vajza dhe gra, mbështetëse të Lëvizjes.
Në këtë takim të përzemërt, folëm për regjistrimin e popullësisë si thirrje për regjistrim të mërgatës sonë, për reformat e Qeverisë, sidomos për veprimet e masat që i kemi ndërmarrë në raport me vajzat dhe gratë por edhe për rregullimin e nënshtetësisë, e po ashtu edhe për dhunën e femicidin, politikat që ndërlidhen me edukim, pavarësi financiare, rehabilitim e ndëshkim”, ka shkruar Haxhiu.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika