Janë hapur qendrat e votimit në Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan dhe në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën Veriore.
Ekipet e RTV Dukagjinit që janë në terren raportojnë se janë hapur qendrat e votimit në vendet e lartcekura.
Ata raportojnë që këto qendra janë hapur në kohë.
Përgjegjësi i qendrave në Zubin Potok ka treguar se gjithçka ka nisur në kohë dhe pa asnjë problem, derisa ka treguar se janë rreth 6 mijë votues.
Ndërsa në objektin e komunës në Zveçan materiali ka arritur në kohë, në orën 7:00. Derisa në këtë qendër janë 4 mijë e 24 votues.
Gjersa në objektin e Komunës së Leposaviqit janë tri qendra votimi me gjithsej gjashtë vendvotime.
Ndonëse është qendra më e madhe e votimit, akoma asnjë qytetar nuk ka votuar.
Parapërgatitjet për hapjen e qendrave të votimit në veri
Kujtojmë që sot në katër komunat veriore të vendit votohet për shkarkimin ose jo të kryetarëve shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e djeshme ka njoftuar se në listën e qytetarëve me të drejtë vote janë 46 mijë e 556 votues.
Lexo më shumë: KQZ: 46.556 qytetarë me të drejtë vote për procesin e votimit që do mbahet nesër në veri
KQZ-ja ka miratuar qendrat e votimit, ku kanë qenë 43 sosh, por pas raportimeve të sekretariatit të KQZ-së, u bë e ditur se nga 43 qendra, 33 prej tyre, që janë shkolla, drejtorët e tyre kanë refuzuar dhënien e tyre në përdorim për procesin e votimit.