Një person është gjetur në pyll pa shenja jete të shtunën e 20 prillit në Batllavë.
Rastin në polici e ka raportuar familjari i viktimës.
Në raportin 24-orësh thuhet se Policia e Kosovës po e heton rastin.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Batllavë, Podujevë 20.04.2024, NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar familjar i tij është gjetur i shtrirë në pyll pa shenja jete. Njësit relevante kanë dal në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.