Njohësi i çështjeve politike, Milazim Gashi, ka thënë se votimi në veri për shkarkimin e kryetarëve, dhe bojkoti i këtij votimi nga qytetarët serbë, tregon se sa e fuqishme është Lista Serbe.
Gashi në “Five” të TV Dukagjinit, tha se Lista Serbe po tenton të riorganizohet për zgjedhjet e ardhshme nacionale.
“Referendumi sot është rehabilitim i LS-së, fuqizim i Listës Serbe. Ne e dimë që 10 subjekte janë shkri në LS. Fuqinë në elektorat po shihet qartë… Lista Serbe është një subjekt politik, trajtimi dhe rehabilitimi i sotit jep një mesazh demokratik. LS ka strukturë të re, po duan të riorganizohen, do shkojmë në zgjedhje nacionale”, tha ai.
Gashi tutje tha se fuqia e Listës Serbe në veri tashmë është betonuar dhe se nuk ka hapësirë për parti të reja, e kjo sipas tij e dëmton demokracinë atje.
“Ne e kemi betonu fuqinë e LS-së në veri dhe Kosovë, ia kemi pamudnësu akterëve të caktuar të jenë rival me ta. Në rast se ne kemi tre kandidat serbë, në veri kemi 20 mijë votues, me tre kandidat duhet të taktizojë me këtë element të komunitetit serb. Duhet me i inkorporu… kemi arritë ti bastardojmë të gjitha subjektet politike. Është hera e parë që të gjitha partitë në veri janë të unifikuar”, tha ai.