Presidentja Vjosa Osmani kujtoi përvjetorin e masakrës ndaj familjes Mirena.
Në 25 vjetorin e kësaj masakre, presidentja e vendit u shpreh se “25-vjet më parë, regjimi gjenocidal i Serbisë rrëmbeu me dhunë dhe vrau 16 djem e burra të familjes Mirena në Nakaradë të Fushë Kosovës.”
Osmani ka bërë të ditur se asgjë për fatin e tyre nuk është ditur deri në vitin 2006, kur trupat e tyre u gjetën në një varrezë masive në Batajnicë të Beogradit.
Teksa e quan të domosdoshme që autorët e krimit të vihen para drejtësisë.
“Vënia e autorëve të krimit para drejtësisë është domosdoshmëri, ndaj përpjekjet tona nuk do të ndalojnë asnjëherë.”
“Qoftë i përhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri!”