Canaj: Votimi në veri dështim i Qeverisë, kanë rënë nën kurthin e Vuçiqit

Ish-diplomati Canaj

Ish-diplomati, Blerim Canaj, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, duke e cilësuar dështim organizimin e votimit për shkarkimin e kryetarëve të komunave në veri.

Ai në “Five” të TV Dukagjinit, tha se “referendumi” në veri është dështim politik i Qeverisë, derisa shtoi se ajo “ka rënë në kurthin e Vuciqit”.

“Jemi me 250 mijë euro të humbura, me një dështim politik të Qeverisë dhe në një drejtim që pastaj në vitin e ardhshëm të I humbin edhe 250 mijë euro të tjera. Shto këtu, debatet do t’i përjetojmë ditëve të ardhshme nga ndërkombëtarët. Si rezultat, është dështim në të gjitha aspektet”, tha ai.

Ndryshe, shumica dërrmuese e qytetarëve në veri të vendit e kanë bojkotuar votimin për shkarkimin e kryetarëve. Para se të organizohej ky votim, Lista Serbe u kishte bërë thirrje qytetarëve atje që të bojkotohej procesi.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika