Ish-kapiteni i Manchester Cityt, Vincent Kompany, tashmë po mendon për transferimet potenciale në skuadrën e re.
Kompany i cili pritet të bëhet trajner afatgjatë i Burnley-t, u largua nga posti i trajnerit të Anderlechtit para afro dy javësh dhe tash pritet të angazhohet te ekipi anglez.
Përderisa pritet të caktohet në postin e trajnerit, Kompany është duke menduar për planet e tij.
Një largim i mundshëm është opsional për portierin Nick Pope, për të cilin shumë klube kanë shprehur interesim.
Zëvendësimi i 30-vjeçarit pritet të bëhet me portierin e Kosovës, Arijanet Muric, kka bërë të ditur gazetari sportiv, Alan Nixon.
Gardiani i Dardanëve, i cili është pjesë e Cityt nga viti 2017, gjatë sezonës 2021/2022 tek klubi turk, “Adana Demirspor”, nuk pranoi gola nga 10 ndeshje, 32 në total.
Kompany e vlerëson lartë 23-vjeçarin, i cili para Demirsporit, ka luajtur si huazim në klube, si Nottingham Forest, Girona e Willem II.