Një person është arrestuar në Kaçanik, nën dyshimin se më 15 prill ka kërcënuar verbalisht një grua.
Në raportin 24-orësh, Policia ka bërë të ditur të hënën se kërcënimi është kryer përmes rrjeteve sociale, derisa i dyshuari ishte jashtë vendit.
“Kanosje – Kaçanik / 15.04.2024-12:10. Me datën 21.04.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti derisa ishte jashtë shteti përmes rrjeteve sociale me datën e lartëcekur e kishte kanosur verbalisht viktimën femër kosovare”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas njoftimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje pas intervistimit me vendim të prokurorit.