Në 300-vjetorin e lindjes së filozofit të madh gjerman, Immanuel Kant, kryeministri Albin Kurti ka bërë një reflektim mbi rëndësinë e vizionit të Kantit për një federatë globale të republikave.
Në një kohë kur demokracitë në botë po kërcënohen nga agresioni autokratik, Kurti thekson se teoria e Kantit ka një rëndësi të veçantë.
Kant, i njohur për kontributin e tij të madh në filozofinë perëndimore, ka argumentuar se paqja e përhershme mund të arrihet vetëm nëpërmjet një federate globale të republikave.
Kurti, duke përkujtuar këtë vizion, shprehet se rruga më e sigurt drejt paqes së përhershme është demokracia.
“Sot është 300-vjetori i filozofit të madh gjerman Immanuel Kant. Ndërsa demokracitë kërcënohen gjithnjë e më shumë nga agresioni autokratik, vizioni i tij për një federatë globale të republikave nuk ka qenë kurrë më i rëndësishëm dhe i nevojshëm.
Rruga më e sigurt drejt paqes së përhershme është demokracia”, ka shkruar Kurti në X.
Today is the great German philosopher Immanuel Kant's tercentennial. As democracies are increasingly threatened by autocratic aggression, his vision of a global federation of republics has never been more relevant—and necessary. The surest path #towardperpetualpeace is democracy.
— Albin Kurti (@albinkurti) April 22, 2024