Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në vizitën e tij të parë në Sofje në kuadër të Forumit Ekonomik të Vjenës, ka zhvilluar edhe një takim me kryeministrin e Bullgarisë, Dimitar Glavçev.
Nëpërmjet një postimi në platformën X, Kurti ka theksuar se me homologun e tij bullgar ka diskutuar për fushat ku mund të rrisin bashkëpunimin dhe të forcojnë marrëdhëniet dypalëshe.
“Në vizitën time të parë në Sofje në kuadër të Forumit Ekonomik të Vjenës, pata takimin tim të parë me kryeministrin e Bullgarisë, Dimitar Glavçev. E falënderova për pritjen e tij të ngrohtë dhe diskutuam për fushat ku mund të rrisim bashkëpunimin dhe të forcojmë marrëdhëniet tona shumë të mira dypalëshe”, ka shkruar Kurti në X.
During my first visit to Sofia as part of the Vienna Economic Forum, I had my first meeting with Bulgaria’s PM, Dimitar Glavchev. I thanked him for his warm welcome and we discussed areas where we can increase cooperation and strengthen our very good bilateral relations. pic.twitter.com/HTmst7cPSp
— Albin Kurti (@albinkurti) April 22, 2024
Kryeministri Kurti ka marrë pjesë në ceremoninë hapëse të Forumit Ekonomik të Vjenës që po zhvillohet në kryeqytetin e Bullgarisë, Sofje.
Në fjalën përshëndetëse të tij, para të pranishmëve, ai ka theksuar partneritetin dhe miqësinë me Bullgarinë, si dhe ndërmjet të gjitha vendeve anëtare të forumit.
Si mbështetës i këtij forumi, siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, Kurti ka thënë se e njohin kontributin e rëndësishëm që ky organizim ka në bashkëpunimin rajonal, që shtrihet nga Adriatiku e deri në Detin e Zi.