Gashi: Qeveria nuk është e gatshme ta trajtojë çështjen e veteranëve

Pas protestës së veteranëve të luftës në Kosovë, Gashi ka reaguar përmes një postimi në Facebook duke treguar nevojën e veteranëve në tregun e punës dhe mosgatishmërinë e Qeverisë së Kosovës në çështjen e tyre

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovë

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Arben Gashi, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk është ende e gatshme që ta trajtojë çështjen e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Gashi ka thënë se zgjidhja për veteranët duhet të jetë më gjithëpërfshirëse dhe përmbajtjesore.

“Rreth 35 mijë njerëz  janë nxjerrë nga tregu i punës, duke i pasivizuar ata efektin ekonomik dhe social e kemi bërë negativ. Nuk duhet të harrojmë se, në njërën anë po na ikin njerëz nga vendi e në anën tjetër janë nxjerrë gjithë këta njerëz nga tregu i punës”, ka shkruar ai në Facebook, gjersa ka thënë se tregu është në nevojë të fuqisë punëtore të tyre.

 

Postimi i Arben Gashit në Facebook

Tutje, ai ka thënë se “Duhet të mendojmë që veteranëve të luftës dhe të gjitha kategorive sociale t’ju krijojmë mundësi të rritjes së mirëqenies, duke i bërë sa më aktiv në shoqëri”.

Të hënën e 6 qershorit, organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në formë proteste ishin mbledhur para Kuvendit të Kosovës për t’i shfaqur pakënaqësitë e tyre.

Veteranët fillojnë protestën, mblidhen para Kuvendit të Kosovës

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika