Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka hedhur akuza të ashpra në drejtim të Qeverisë Kurti, në lidhje me projektligjin për tekste shkollore.
Kastrati ritheksoi edhe njëherë se ky projektligj ka kaluar me vota të vjedhura derisa shtoi se Kurti po e kthen Kosovën në kohën e Jugosllavisë kur kishte vetëm botime arsimore qeveritare.
“me projekt-ligjin për tekste shkollore që kaloj me VOTA TË VJEDHURA në kuvend, pushteti i Kurtit po na rikthen në kohën e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ( RSFJ) kur kishte vetëm botime arsimore qeveritare”, tha ai.
“Në atë kohë Kosova kishte vetëm Entin për Botimin e Teksteve Shkollore që funksiononte i diktuar nga pushteti komunist i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës (KSAK)”, tha ai.
Kastrati u shpreh se Kosova bëhet vendi i dytë në botë pas Meksikës që e ka një ligj të tillë.
“Së fundmi në krejt botën një ligj të tillë kishte vetëm Meksika dhe tani Kosova bëhet e dyta”, tha ai.
Ai e publikoi edhe një dokument ku shihet reagimi ndërkombëtarë në adresë të Komisionit për Arsim,Shkencë,Teknologji,Inovacion,Kulturë,Rini dhe Sport.
“Në këtë letër EEPG shpreh shqetësimin rreth implikimeve të mundshme të këtij propozim-ligji duke tërhequr paralele me skenarë të ngjashëm ndërkombëtar që kanë ndikuar në rezultatet arsimore e të cilat janë pasqyruar në mënyrë të dukshme në vlerësimet e PISA”, tha ai.
Kastrati tha se kjo letër nga Grupi Evropian të Botuesve Edukativ, tregon se Qeveria i ka përjashtuar shtëpitë botuese dhe se kjo tregon për eleminiin e tyre nga konkurrenca e lirë.
“Ndër të tjera ata ligjin e ri të propozuar e të kontrabanduar nga VV për tekstet shkollore e shohin si përjashtues për shtëpitë botuese dhe konsiderojnë se ky është eliminim i tyre nga konkurrenca e lirë”, tha ai.
“Këtë EEPG e ilustron me shembulin e Meksikës që kishte vetëm botime arsimore qeveritare”, vijoi ai.
Me poshtë e keni letrën e EEPG-së, e cila ngrit shqetësime për projektligjin e teksteve shkollore: