Kadri Kastrati, Ish-gjeneral i FSK-së, ka folur për ditën e djeshme që u mbajtën votimet në veri për pro apo kundër largimit të kryetarëve nga katër komunat në veri.
Kastrati, mospjesmarrjen e qytetarëve serb në votime e ka quajtur si ndikim të plotë nga shteti serb, duke thënë se kjo ka qenë thirrje e Listës Serbe.
“Mospjesmarrja e komunitetit serb në votimet në veri tregon që, Serbia ka ndikim të plotë sepse ne e pamë që serbët nuk morën pjesë në këtë referendum dhe kjo është bërë me thirjen e Listës Serbe dhe në direktiven apo me urdhrin e Vuqiq e kjo tregon që Serbia e ka ndikim e plotë te qytetarët e komunitetit serb në pjesën veriore të Kosovës,” tha Kastrati.
Gjatë votimeve që u mbajtën nuk ka pasur ndonjë incident, por në një shtëpi atje u gjet municion, e Kastrati thotë se thuajse çdo shtëpi atje mban armë fshehurazi.
“Institucionet sigurise së Kosovës do duhej të vazhdojnë me tempon që kanë bërë deri m ë tani sepse në atë pjesë e pamë që në një shtëpi të një minoriteti serb në tavan është gjetur sasi e madhe muncioni dhe armatimi, dhe mendoj që cdo shtëpi atje është e armatosur ka armë të ndryshme rë fshehura për arsye që ata për një kohë të gjatë janë furnizuar me armë nga Serbia për qëllime të caktuara dhe policia e kosovës mendoj se duhet të vazhdojë që ta luftojë këtë fenomen të armëve ilegale që mbahen në shtëpi dhe duke luftuar kriminalitetin,” shtoi Kastrati në emisionin “FIVE”.
Kastrati, shtoi se në veri të vendit, ekziston një njësit që ka formacion ushtarak që janë të trajnuar edhe nga qendra e spiunazhit rus, të cilët e dijnë saktë se çfarë duhet të bëjnë nëse ndodhë ndonjë situatë e jashtëzakonshme
“E kam thënë që në veri ekziston një njësit apo brigadë që ka formacionin ushtarak që e quajnë ata brigade e veriut, që janë diku 1600-1800 persona e janë qytetarë të rks dhe ushtrojnë detyra të ndryshme qoftë berberë autolarje etj personale, ata janë të trajunuar mirë edhe nga qendra e spiunazhit rus në Nish ku kanë marrë specializime të ndryshme dhe e kanë qartë dhe të dijshme që nëse ndodh një situatë e jashtzakonshme ata e dinë saktë se qfarë duhet bërë për arsye që qëllimi serb përfundimtar që ata fuan ta arrijnë është që të vijnë deri në lumen Ibër dhe ta shkëpusin atë pjesë nga territory I Republikës së Kosovës,” ka thënë Kastrati.
E kjo “brigadë” sipas tij është e mbështetur nga njerëz mërcenarë që punojnë në institucionet e sigturisë në Serbi, ata futen herë pas here si qytetarë serb në Kosovë për të kryer puntë e veta dhe kjo është një rrezik permanent dhe per territorin e Kosovës.
Ndërkaq për ushtrimet e stërvitjet e ushtrisë serbe në afërsi të Kosovës dhe Malit të Zi, Kastrati tha se kjo ka qenë një “skenar”
“Ushtria serbe që I ka përdor të gjitha armët sulmuese të gjitha makineritë kjo e tregon qartë që e kanë apsur një ushtrim që ka pasur një skenar se në rast sic ka thënë edhe vuqiqi që e presin momentin e caktuar për ta kryer atë që ata pretendojnë që kunë mendoj që ata kurrë nuk do e arrijnë atë që ata duan,” shtoi Kastrati.
Sipas tij kjo ka ndodhur për tri qëllime “qëllimi i parë ka qenë që ti demonstrojnë forcat që të tregojnë se janë të pajisur me armë, qëllimi i dytë ka qenë jo rasisht dhe në kohën që kur janë mbajtur zgjedhjet në very të kosovës dhe qëllimi i tretë për të ndikuar në aspektin psikologjik dhe të tjera që kanë pretendime teritoriale ndaj Kosovës e Bosnjes apo edhe destabilizim,” përfundoi Kastrati.