Javën e kaluar, Depp fitoi gjyqin për shpifje kundër ish-bashkëshortes së tij, për të cilën juria vendosi se Amber kishte shpifur për aktorin duke thënë se ai kishte abuzuar me të gjatë martesës.
Gjykata vendosi që aktori të marrë dëmshpërblimin në shumën prej 15 milionë dollarësh. Heard mori gjithashtu një pjesë të padisë së saj dhe dy milionë dollarë dëmshpërblim.
Pas këtij gjykimi, aktorja mori një mesazh zanor në rrjetin social Instagram, nga një sheik Saudit ku ai i propozon për martesë.
“Amber, meqë të gjitha dyert po të mbyllen, nuk ke askënd përveç meje që të kujdeset për ty. Kam vënë re se disa njerëz të urrejnë dhe të ngacmojnë, prandaj vendosa të martohem me ty. Allahu na bekoftë të dyve. Ju jeni një bekim, por njerëzit nuk e vlerësojnë këtë. Unë jam më i mirë se ai plak”, shkruan sauditi, në Instagram.
Pas publikimit të këtij mesazhi zanor në rrjetet sociale, videoja është bërë virale duke marrë rreth 100.000 dëgjime brenda disa orëve.