Takimi në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së nisi me pak vonesë në New York.
Kryesuesja e takimit, e cila vjen nga Malta, tha se duhet ta prisnin pak delegacionin e Kosovës.
Burimet e presidencës kanë bërë të ditur për TV Dukagjinin se, Kombet e Bashkuara kishin bllokuar Fahrije Hotin, Vasfije Krasniqin, Elhame Muqollin dhe Shyhrete Tahirin duke mos i lejuar të hyjnë në fillim edhe pse kane qenë të regjistruara.
Por Presidentja, Vjosa Osmani kishte refuzuar që të hyjë në sallë pa praninë e tyre.
Kujtojmë se gjatë ditës presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bëri të ditur se në ShBA gjendet bashkë me Fahrije Hotin, Vasfije Krasniqin, Elhame Muqollin dhe Shyhrete Tahirin, kjo për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Para ndërtesës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Osmani krah grave heroina, tha se në këtë mbledhje do të sigurohen që të dëgjohet zëri i qytetarëve të Kosovës, të dëshmojnë se si Kosova vërtetë është storje suksesi përkundër përballimit të dhimbjeve të shumta dhe sakrificave të jashtëzakonshme