Rreth 35 raketa të lëshuara nga Libani jugor në zonën e Ein Zeitim në veri të Izraelit u zbuluan të hënën, thanë Forcat e Mbrojtjes të Izraelit.
Forcat IDF “sulmuan burimin e të shtënave”, thanë ata, duke shtuar se nuk kishte viktima nga raketat e lëshuara nga Libani.
IDF tha gjithashtu se Izraeli “sulmoi objektivat terroriste në Libanin jugor,” raporton CNN.
Hezbollah tha në një deklaratë se “bombardoi selinë komanduese të Brigadës së Tretë të Këmbësorisë të Divizionit 91 në bazën Ein Zeitim me dhjetëra raketa Katyusha”.