Dy tërmete të forta tronditën bregun lindor të Tajvanit, herët sot në det të hapur me magnitudë 6.1 dhe një tjetër me magnitudë 6.0 pak minuta më vonë pranë qytetit Hualien, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara.
Tërmetet goditën pranë një zone ku të paktën nëntë njerëz mbetën të vdekur dhe qindra u plagosën nga një tërmet më i madh në fillim të këtij muaji.
Në orën 20:32 pati një tjetër tërmet me magnitudë 6, këtë herë 13 kilometra në jug-juglindje të Hualien, në një thellësi prej 10 kilometrash.
Më herët gjatë ditës kishte pasur edhe një lëkundje me magnitudë 5.9.
Gjatë ditës së sotme kanë rënë 11 tërmete me magnitudë mbi katër.