UP pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka marr vendim që të pezulloj nga puna profesorin Xhevat Krasniqi i cili po dyshohet për ngacmim seksual ndaj studenteve

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka marr vendim që të pezulloj nga puna profesorin Xhevat Krasniqi i cili po dyshohet për ngacmim seksual ndaj studenteve.

Këtë e kanë bërë të ditur nga UP përmes një komunikate për media.

“Mbi bazën e vendimit të Këshillit të Etikës dhe rekomandimit drejtuar Rektoratit, Rektori i UP-së mori vendim për pezullimin nga puna të Prof. Xh.K., me efekt të menjëhershëm, sipas kornizës normative përkatëse, derisa të përfundojnë veprimet hetuese nga ana e prokurorisë se shtetit”, thuhet në komunikatë.

Këshilli i Etikës ka thënë tutje se refuzon sulmet nga persona brenda dhe jashtë UP-së, duke kërkuar “përmbajtje dhe rezervim nga çfarëdo ndërhyrje dhe sulmi ndaj UP-së, sidomos nga vetë anëtarët e stafit”.

 

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Osmani: Beteja e Koshares, flakadani që nuk shuhet kurrë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka nderuar 26-të vjetorin e Betejës së Koshares. Osmani tha se flakadani që nuk shuhet kurrë është Beteja...

Të fundit nga rubrika