Çitaku: Zgjedhjet në veri – dështim për Qeverinë dhe ndërkombëtarët

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se procesi i votimeve në veri për shkarkimin e katër kryetarëve aktualë, ishte një dështim i shumëanshëm

Vlora Çitaku, Nënkryetare e PDK-së - FIVE /23 Prill 2024

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se procesi i votimeve në veri për shkarkimin e katër kryetarëve aktualë, ishte një dështim për Qeverinë e Kosovës dhe ndërkombëtarët.

Në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini, Çitaku thekson se fatkeqësisht u provua, u dëshmua që kontrollin de facto në atë pjesë të vendit e kanë strukturat ilegale.

“Zgjedhjet u organizuan në kontejnerë, nuk u hapën as shkollat as vendvotimet e rregullta… po shihet sa e kemi sovranitetin e shtrirë në territorin e vendit. Ishte dështim i shumë anshëm realisht, dështim sepse u pa që institucionet e Kosovës nuk e kishin fuqinë t’i hapin as vendvotimet në vendet e paracaktuara dhe vendvotimet u hapën në kontejnerë, dështime dhe për Bashkësinë Ndërkombëtare që nuk arriti ta bind Serbinë që të tërhiqet nga presioni madh që ushtrohet te Lista Serbe”, tha ajo.

Çitaku potencon se nga këto zgjedhje nuk doli fitues askush teksa shton se në atë pjesë të Kosovës do të ketë një status quo të re.

“Është evidente që kemi nevojë përtej dialogut formal të cilin institucionet e Kosovës e organizojnë përmes BE-së në Bruksel, ne duhet të kemi një debat të hapur edhe me qytetarët serbë të Kosovës. Kemi pasur një sukses të pjesshëm në integrimin e komunitetit serbë sepse në Graçanicë, Shtërpcë e komuna të tjera megjithatë institucionet e Kosovës funksionojnë më normalisht… në ndërkohë që në pjesën veriore të vendit u dëshmua që de facto dhe de jure ne nuk kemi arritur që të komunikojmë mbase sigurisht edhe për shkak të presionit të madh sistematik që Beogradi ushtron atje”, shtoi më tej ajo.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika