Arton Humolli, fotografi i njohur nga Prishtina, ka fituar çmimin e parë për fotografinë e emëruar “APOCALYPTICA”.
Galeria Nile në New York (NYNG) është një ndër platformat më prestigjoze të fotografëve ndërkombëtar. Në këtë garë kanë qenë, gjithsej, 1 mijë e 235 pjesëmarrës.
NYNG është mundësia e artë e çdo fotografi në depërtimin e botës së fotografisë. Tashmë, kjo ngjarje është një ngjarje e përvitshme dhe si e tillë, ka për qëllim t’i prezantojë publikut frymën më të re të kësaj fushe.
Arton Humolli ka kohë që ka bërë emër jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë kufijve nacionalë. Vitin e kaluar, më 2020, Humolli kishte fituar konkursin e hapur “Le Plus Grand Concours Photo du Monde”, nga redaksia parisiene “PHOTO”. Më vonë, kishte pasur edhe një paraqitje në numrat e saj.