Raportohet se një person është gjetur pa shenja jete në Prekallë të Istogut, gjatë ditës së djeshme.
Në raportin 24-orësh thuhet se sipas dëshmitarëve viktima kishte dalë për të kërkuar bagëtinë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Fsh. Prekallë, Istog 23.04.2024-19:00- 21:55 . Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete afër shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Sipas dëshmitarëve viktima kishte dalë për të kërkuar bagëtinë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin policor.