KSHZ: Procesi zgjedhor zhvillohet pa probleme, të gjitha vendvotimet janë hapur në kohë

Kreu i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski, tha se ka pasur disa probleme të vogla, por ato kanë qenë të natyrës teknike. Sipas tij, të gjitha vendvotimet janë hapur në kohë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KShZ) njoftoi se procesi zgjedhor në mbarë vendin po zhvillohet kryesisht i qetë.

Kreu i këtij institucioni, Aleksandar Dashtevski, tha se ka pasur disa probleme të vogla, por ato kanë qenë të natyrës teknike. Sipas tij, të gjitha vendvotimet janë hapur në kohë.

Sipas Dashtevskit, deri tani në KSHZ janë dorëzuar 12 parashtresa, që kanë të bëjnë me mbrojtjen e së drejtës zgjedhore, të cilat janë lëndë e përpunimit.

“Që dy orë e gjysmë që kur ka filluar votimi, në të gjitha vendvotimet procesi zgjedhor po rrjedh pa parregullsi. Deri në orën 09:00 kanë arritur të dhëna nga 832 vendvotime nga gjithsejtë 402 748 votues të regjistruar në këto vendvotime kanë votuar 15487 apo 3.85 për qind e votuesve. Deri në këtë moment në KSHZ janë dorëzuar 12 parashtresa që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtës zgjedhore të cilat janë lëndë e përpunimit”, deklaroi Aleksandar Dashtevski, kryetar i KSHZ-së, i cili njëherit paralajmëroi konferencën e radhës për në orë 13:00. Kemi të paraqitura disa probleme teknike, të cilat do ti zgjidhim, në rast se do të ketë ndërprerje më të gjata, sipas ligjit në ato vendvotime do të zgjatet votimi”, tha Dashtevski./alsatmk

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika