Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, duhet të përgjigjet se pse i ka shpenzuar 3 milionë euro me kontrata njëburimore për ndërtimin e shtëpive për komunitete, siç kanë gjetur organizatat joqeveritare.
“Nuk ka kompani private të mjaftueshme në treg për të ndërtuar shtëpi njëkatëshe, dy-tri dhomëshe?!”, ka pyetur Hoti.
Hoti ka thënë se sa u përket granteve të pushtetit lokal, Kosova ka qenë shembull për pushtetet lokale në rajon dhe më gjerë për objektivitetin e ndarjes së granteve nga pushteti qendror tek ai lokal.
“Bashkëpunimi i Qeverisë me pushtetin lokal kurrë nuk ka qenë më i keq”, është shprehur deputeti.
Sipas tij, ministri Krasniqi “ka përgjegjësi që për dy vite me radhë janë vonuar të hyrat vetanake për komunat dhe i kanë bllokuar investimet kapitale nëpër komuna”.