Eurodeputetja liberale e Parlamentit Europian, Viola von Cramon, është takuar me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Këtë e ka bërë të ditur ajo në rrjetin social X.
Ajo e ka quajtur takim të rëndësishëm takimin me përfaqësuesit politikë të minoritetit shqiptar, pjesë e takimit ishin Shaip Kamberi dhe Ragmi Mustafa.
“Diskriminimi sistematik ndaj tyre, duke përfshirë ‘pasivizimin’ e adresave, nga Serbia është e papranueshme dhe duhet ndalur menjëherë!” shkruan von Cramon.
Important meeting with the political representatives of #Albanian minority from the south of #Serbia.
The systematic discrimination against them, including the ‘passivisation’ of addresses, by @SerbianGov is unacceptable and must be stopped immediately!@shkamberi pic.twitter.com/Xc4oL1ZHJY
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺🇮🇱 (@ViolavonCramon) April 24, 2024