ODIHR po kryen vëzhgimin e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut.
Përfaqësuesja e ODIHR-it pas vizitës në dy qendra të votimit mëngjesin e sotëm, vlerësoi se fillimi është i mbarë dhe se një vlerësim të plotë do të mund të japin pas përmbylljes së procesit të votimit.
“Deri më tani kam vizituar vetëm dy qendra votimi ku ka shkuar gjithçka mirë dhe pa probleme. Por këto janë vetëm dy nga qendrat e shumta të votimit, kështu që nuk mund të nxjerrim një përfundim deri në fund të ditës”, tha Gillian Stirk, ODIHR./alsatmk
Deri në orën 11 në Maqedoninë e Veriut kanë votuar 12.78 për qind apo 229 mijë e 417 votues