MPB me detaje për disa parregullsi në vendvotime në Shtip dhe Shkup

Nga hapja e qendrave të votimit deri tani janë regjistruar dy fotografime të fletës së votimit, një në Shtip dhe një në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme deri tani nuk ka regjistruar prishje më serioze të rendit dhe qetësisë publike gjatë votimit, i cili në përgjithësi ka kaluar në mënyrë të qetë, pa probleme, deklaroi zëdhënësi i MPB-së Toni Angelov.

Sipas tij, nga hapja e qendrave të votimit deri tani janë regjistruar dy fotografime të fletës së votimit, një në Shtip dhe një në Shkup.

Gjithashtu, rreth orës 09:20 në qendrën e votimit në fshatin Buçim, të Radovishit nga ana e kryetarit të këshillit zgjedhor është raportuar se një person ia ka treguar fletën e votimit një vëzhguesi. Nga ana e DPB-së Radovish ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Zëdhënësi i MPB-së thotë se përveç kësaj në komunën e Çairit në Shkup janë lënë fletëpalosje mbi veturat e parkuara në lidhje me procesin zgjedhor dhe në dy lokacione në Shkup janë vërejtur mbishkrime.

“Në një vendvotim në Shkup, pranë grafiteve të shkruara, rreth orës 06:30 kryetari i këshillit zgjedhor ka raportuar se në korridor është gjetur një bombë tymi i shpërthyer. Nga ana e zyrtarëve policorë janë marrë masat dhe aktivitetet e nevojshme dhe në këtë vendvotim votimi po zhvillohet pa probleme”, tha Angelovski në konferencën për media.

Ai theksoi se MPB apelon qytetarët dhe pjesëmarrësit në zgjedhje dhe në pjesën tjetër të votimit në këtë ditë të zgjedhjeve që të përmbahen nga incidente dhe nëse vërehet ndonjë shkelje e procesit zgjedhor, qytetarët duhet menjëherë të informojnë policinë në numrat 192 dhe 112 ose të raportojnë në stacionin policor më të afërt. /TVKlan.mk

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika