I pari i Qeverisë, Albin Kurti pas takimit me Sekretaren për Punë të Jashtme, Lizz Truss, është shprehur se kanë rënë dakord për nevojën që të ndërmarrin veprime shtesë kundër pushtimit të paligjshëm rus të Ukrainës.
“Kënaqësi të takohem me Sekretaren e Jashtme Liz Truss. Ramë dakord për nevojën për të ndërmarrë veprime shtesë kundër pushtimit të paligjshëm rus të Ukrainës dhe për të sfiduar ndikimin keqdashës në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Kurti.
Pleasure to meet with Foreign Secretary @trussliz. Agreed on the necessity to take additional actions against Russia’s illegal invasion of Ukraine and to challenge malign influence in the WB region. We will work together to enhance our bilateral cooperation. pic.twitter.com/I77rg3OdZ9
— Albin Kurti (@albinkurti) June 7, 2022
Kurti ka thënë se bashkëpunimi dypalësh do vazhdojë pasi që do të punojnë së bashku.
Ndryshe, Kurti të hënën, ka udhëtuar në Britani të Madhe.
Shefi i ekzekutivit, gjatë ditës së djeshme ka mbajtur një ligjëratë të hapur në Unionin e Oksfordit.
Kurti në Unionin e Oksfordit ka deklaruar se Kosova mund të lulëzojë pavarësisht mosnjohjes së pavarësisë nga Serbia.
Kurti në takim me sekretaren britanike, diskutojnë për ndikimin rus në Ballkan