Ekipi shqiptar nga Kosova, XTEAM, ka fituar turneun evropian CEE Champions të CS:GO.
XTEAM ka triumfuar në mesin e rreth 32 ekipeve të ndryshme nga Evropa, duke marrë me vete çmimin prej 15 mijë dollarësh.
Në ndeshjen finale, janë përballur me ekipin estonez, SC eSports, ku dhe fituan me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa.
Rrugëtimi i ekipit XTEAM në këtë turne nisi nga turneu kualifikues, i cili u organizua për Kosovë dhe Shqipëri nga organizata shqiptare AESA. Nga ky turne ishin kualifikuar tri ekipe.
WE ARE THE CHAMPIONS OF @CEE_Champions!!!! SICK PERFORMANCE BY THE BOYS & AMAZING TEAMPLAYS 🔥🏆
Took down @scesportsee in a best-of-three final with a 2-1 result. Achieved this with a short amount of time as a team, this is just the beginning! GGWP💯
Thank you for the support. pic.twitter.com/0fPwTT7xiw
— X (@xteamrks) June 7, 2022
Ky është turneu i parë i fituar nga ekipi i XTEAM, që nga formimi i tyre.
Për momentin, ekipi XTEAM renditet në vendin e 88 –të në ranglistën botërore të CS:GO.
Ndërsa, para katër ditësh, XTEAM ka triumfuar edhe ndaj ekipit bullgar, BudapestFive me rezultat 16-14 për të kaluar në gjysmëfinalen që tashmë e fituan.
Më i miri gjatë takimit, që kishte nisur nga ora 17:30 të hënën, ishte lojtari DEBO që u shpall MVP, apo lojtari më i mirë. Ai kishte arritur të regjistronte 48 kills dhe tetë asiste.
Ky është formacioni i ekipit XTEAM:
Arlind ‘deb0‘ Sadiku, Qendrim ‘v1w‘ Hajrizi, Serdar ‘cerber‘ Mahmuti, Arbnor ‘arbnorz‘ Sadiku, Atif ‘gejmzilla‘ Mustaf.