Xhudistja e njohur kosovare, Distria Krasniqi ka arritur në gjysëmfinale të Kampionatit Evropian për Senior që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Krasniqi është në kategorinë (-52 kg), dhe lajmi u bë i ditur nga Federata e Judos së Kosovës, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
Në xhiron e parë ajo ishte e lirë, në xhiron e dytë ajo mposhti me Wazaari dhe Ippon, garuesen nga Ukraina Anna Borodina.
Krasniqi në çerekfinale zuri në mbajtje për 20 sekonda dhe mposhti me Ippon, garuesen nikoqire, kroaten Ana Viktorija Puljiz.
Kampionja Olimpike në gjysëmfinale takohet me spanjollen Ariane Toro Soler.