Niko Peleshi, Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, me anë të një postimi në Facebook ka njoftuar se të martën e 7 qershorit janë përdorur për herë të parë sistemet e fluturimit pa pilot.
Sistemi i fluturimit që është përdorur është i llojit “UAS’ të tipit “PUMA RQ-20B”.
“Për monitorimin e vatrave të zjarrit në Sazan (përveç përdorimit ushtarak), mundësuar për Forcën tonë Tokësore, nga partneriteti strategjik me SHBA”, ka thënë Peleshi në Fabook.
Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer të SHBA-ve.
Peleshi gjithashtu ka falënderuar efektivin FT dhe komandantin Gjeneral Arben Kingji.