Sociologu Jeton Brajshori, ka thënë se mosfunksionimi i ligjit bën që të shtohen hakmarrjet e që shpien deri te vrasjet.
Brajshori në “Five”, të TV Dukagjinit, tha se të gjitha problemet mes njerëzve duhet të zgjidhen në institucione përkatëse e jo në mënyrë private.
“Duhet të funksionojë ligji, njerëzit duhet të mësohen se vetëm ligji duhet të funksionojë dhe respektohet. Të gjitha problemet, hakmarrjet e problemet duhet të shkojnë përmes institucioneve të drejtësisë, kur këto s’po e kryjnë punën njerëzit po e marrin ligjin në dorë dhe po kemi vrasje të tilla”, tha ai.
Sipas tij, dy ministritë ajo e Drejtësisë dhe e Punëve të Brendshme duhet të angazhohen më shumë që numri i vrasjeve në Kosovë të zvogëlohet.
“Duhet të punohet shumë MD dhe MPD, të dalin me një taskforcë sit ë dilet nga kjo situatë. Nuk ka bashkëpunim të mirfilltë e kam përshtypjen. Nuk po ka siguri me raportu sepse po kanë të njofshëm, qoftë në prokurori apo ka të njofshëm në gjykatë, ligji po mbetë vetëm I shkruar e s’po zbatohet”, tha ai.