Ka filluar të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut.
Në seancë po merr pjesë edhe kryetari i Komunës, Izmir Zeqiri.
Në rend dite është themelimi i Komisionit për pranimin e objektit. Ndërsa, siç raporton RTK, seanca është duke u zhvilluar e mbyllur.
Kryetari Izmir Zeqiri tash e një vit detyrën e ka ushtruar nga zyra alternative në fshatin Çabër, ndërsa sot ka hyrë në objektin e komunës në Zubin Potok për të marrë pjesë në seancë.
Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, dhe kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, patën hyrë në objektet e komunave që udhëheqin më 26 maj të vitit të kaluar, nën mbrojtjen e Policisë së Kosovës.
Por, më 29 maj 2023 iu pamundësua hyrja nga protestuesit serbë.
Para Komunës së Zveçanit, protesta kishte eskaluar në dhunë, duke lënë të plagosur dhjetëra ushtarë të KFOR-it.
Nga atëherë, kryetarët e këtyre dy komunave kishin ushtruar detyrën nga zyrat alternative në fshatra.
Shkuarjen e tyre në zyrat e komunës e ka kërkuar edhe kryeministri Albin Kurti, pas bojkotit të votimit të së dielës nga serbët, për shkarkim të kryetarëve shqiptarë.