Maqedonci merr pjesë në Ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore

Ministri i dikasterit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë sot në Ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor

Pamje e pjesëmarrësve në këtë ministerial

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në Ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore dhe vendeve partnere të Ballkanit Perëndimor, që u zhvillua në Budapest të Hungarisë.

Maqedonci ka rikonfirmuar sërish orientimin strategjik të Kosovës për anëtarësim në BE dhe NATO.

Ministri ka kërkuar përkrahjen e vendeve pjesëmarrëse në këtë format, për realizimin e këtyre aspiratave të Kosovës dhe për të na mundësuar dhënien e kontributit për paqen dhe sigurinë në rajon dhe botë.

“Në adresimin e tij, ministri Maqedonci ritheksoi gjithashtu rëndësinë e mbështetjes së Ukrainës në luftën e saj të drejtë për ruajtjen e sovranitetit dhe mbrojtjen e integritetit territorial, ndërsa njëkohësisht i informoi të pranishmit për kontributin e vendit në mbështetje të Ukrainës, konform kapaciteteve dhe resurseve të vendit tonë”, thuhet në njoftim.

Maqedonci ka theksuar faktin që përgjegjësit e sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, vazhdojnë të jenë të lirë dhe të pandëshkuar për aktin e kryer.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika