Gjendja e pacientit të dyshuar me Linë e Majmunit, i cili është shtruar në një repart të veçantë të Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), është stabile.
Këtë e ka bërë të ditur në një prononcim për Portali D, drejtori i Klinikës Infektive në QKUK, Arben Vishaj.
Sipas tij, gjendja e pacientit të dyshuar me Linë e Majmunit është duke shkuar drejt përmirësimit.
“Gjendja e pacientit është stabile”, ka thënë Vishaj për Portali D.
Ai, po ashtu, theksoi se janë duke pritur rezultatet e mostrave të dërguara në Holandë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).
“Presim rezultatet e mostrave nga IKSHPK-ja, dhe do të ju informojmë me kohë”, tha Vishaj për Portali D.
Mostra e rastit të parë të dyshuar me Linë e Majmunit në Kosovë është dërguar të martën për testim në laboratorin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), në Holandë.
Ministria e Shëndetësisë njofton se i dyshuari me linë e majmunëve është i hospitalizuar në QKUK