Niko Peleshi, Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri është pritur në takim me Ministrin grek të Mbrojtjes, Nikolaos Panagiotopoulus.
Ky takim është zhvilluar pasi Athina iu përgjigj pozitivisht kërkesës së Shqipërisë për të dërguar një avion për shuarjen e zjarreve në Sazan.
Të dy shtetet janë shprehur të gatshme për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.
Sipas Ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë, bashkëpunimi ka për qëllim të fokusohet në stërvitjet e përbashkëta, shëndetësi, angazhimet në rajonin e Ballkanit dhe në edukimin ushtarak.
Shqipëria dhe Greqia kanë përkrahur Ukrainën, e cila është në luftë me Rusinë që nga 24 shkurti.
Sipas ministrit Peleshi, mbështetja e pjesëmarrjes së Kosovës në iniciativat rajonale do të jetë një hap tepër i rëndësishëm në shërbim të rritjes së besimit, paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon.
Ministri Peleshi është shprehur se “sfidat tona të sigurisë mbeten të përbashkëta, të pandashme dhe të gjithanshme”
“Ato vijnë nga çdo drejtim dhe mund të cenojnë sigurinë dhe stabilitetin në rajonin tonë dhe më gjerë. Nuk duhet të humbasim vëmendjen nga rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe krahu jugor i aleancës”, ka përfunduar Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi.