Është gjetur pa shenja jete sot një burrë në Prishtinë, në parkun e Taukbashqes.
Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Borovci ka bërë të ditur se policia është duke i trajtuar me kujdes të shtuar rrethanat që karakterizojnë ngjarjen.
“Sot rreth orës 12:45, policia ka pranuar informatën për një person të shtrirë në tokë në parkun e Taukbashqes në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia dhe ekipi i mjekëve emergjent kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar se viktima, mashkull është pa shenja jete. Aktualisht policia me kujdes të shtuar po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Borovci.