Ministri i Sigurisë Kombëtare të Izraelit, që vije nga radhët e ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir, është plagosur lehtë dhe është dërguar në spital pas një aksidenti me makinë.
Sipas mediave izraelite, vetura e ministrit u rrokullis në një aksident trafiku ndërsa po largohej nga skena e një sulmi terrorist të premten në qytetin qendror të Ramle.
Zyra e Ben Gvir tha se ministri ishte në gjendje të mirë dhe i vetëdijshëm, por u dërgua në një Qendrën Mjekësore aty pranë Shamirit.
Kurse, Policia tha se po hetonte rrethanat e aksidentit dhe se vajza Ben-Gvir, një roje sigurie dhe një shofer u plagosën gjithashtu në këtë aksident.
רכב השר עובר באדום כשכלי רכב נוסעים משמאל: תיעוד התאונה שבה נפצע בן גביר@hadasgrinberg pic.twitter.com/AmCY4pGHD7
— כאן חדשות (@kann_news) April 26, 2024
Kohët e fundit ai ka bërë thirrje për një përgjigje ushtarake në shkallë të plotë nga Izraeli kundër Iranit pas sulmit me raketa dhe dron të Teheranit ndaj Izraelit, i nxitur vetë nga një sulm izraelit që vrau figura të larta ushtarake iraniane në konsullatën iraniane në Siri.