MSH e shtyn afatin për paketimin e cigareve me ilustrime të efekteve negative

Brende të disa cigareve janë në mungesë tash e disa javë në dyqanet në Kosovë dhe kjo si shkak i përmbushjes së kërkesave ligjore nga kompanitë importuese të duhanit. Por, situata pritet të ndryshojë, pasi me udhëzimin e ri administrativ është shtyrë afati për importin e cigareve me fotografi ilustruese në pako, të cilat tregojnë efektet negative të duhanit

Mungesës së disa brendeve të cigareve tash e disa javë pritet tu vijë fundi së shpejti.

Kjo pasi Ministria e Shëndetësisë ka shtyrë afatin e importit të pakove të cigareve të cilat nuk kanë të vendosura fotografi ilustruese me efektet negative të duhanit.

Më herët ky afat kishte qenë në fillim të prillit, ndërsa tani është shtyrë për në shtator.

Udhëzimi i ndryshuar administrativ, i cili ka hyrë në fuqi të enjten, përcakton se të gjitha produktet e duhanit që do të importohen në Kosovë nga një shtatori i këtij viti duhet të përmbajnë vërejtjet shëndetësore të përcaktuara.

Ndërkaq, udhëzimi i ndryshuar po ashtu thekson se nga një marsi i vitit 2025, në vend do të ndalohet qarkullimi në tërësi i produkteve të duhanit që nuk përmbajnë këto vërejtje.

E javëve të fundit, shkaku i afatit në vend është vërejtur mungesa e disa brendeve.

“Janë në mungesë cigaret e brendit të Buçajve, ato që e kanë harxhu stokun e tash pritet të vijnë t’rejat. Normal që ka ndiku në shitje se ka pas rënie, se s’është as aj produkt e kërkesat normal që janë rrit, shitjet kanë ra po mirë është”, ka thënë shitësi, Fidaim Rushiti.

Shkaku ishte udhëzimi administrativ i kaluar që kishte hyrë në fuqi me 4 prill, të cilit, sipas zyrtarit në Qendrën për Zhvillim dhe Avokim në Kosovë, Shkumbin Spahiu, kompanitë i ishin shmangur.

“Në bazë të disa informatave që kemi, kompanitë e duhanit kanë dështuar të përmbushin kërkesat e udhëzimit administratie për vërejtjet e kombinuara në paketimet e duhanit. Duke qenë se në fuqi është udhëzimi administrativ që kërkon që të plotësohen kërkesat për vendosjen e fotografive apo vërejtjeve shëndetësore në pako, ato nuk mund të hyjnë, nuk i lejon dogana”, ka thënë Shkumbin Spahiu, zyrtar në KDAS.

Por sipas tij, kjo nuk ka qenë tërësisht e paqëllimshme.

“Udhëzimi administrativ është në plotësim-ndryshim dhe hamendja ime është që kompanitë e duhanit kanë pasur informata se mund të shtyhen data e zbatimit të udhëzimit përmes plotësim-ndryshimit. Dhe për të mos dashur të vendosin vërejtjet të cilat dekurajojnë konsumin e duhanit, nga frika se do zvogëlohet numri i shitjeve kanë vendosur të rrezikojnë, të presin a po shtyhet. Përndryshe, kanë qenë të informuar për më shumë se 6 muaj”, ka shtuar KDAS.

Televizioni ka pyetur edhe Doganën e Kosovës tash e një javë nëse janë ndaluar pako të cigareve dhe sa është sasia e tyre, por nuk ka marrë përgjigje.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika