Inspektorati i Prishtinës mbrëmë në orët e vona ka vazhduar inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë të ndryshme të kryeqytetit.
Sipas njoftimit të inspektoratit, gjatë aksionit janë shqiptuar gjoba ndaj atyre që veprojnë pa leje të organeve kompetente.
“Gjatë këtij aksioni janë shqiptuar gjoba dhe konfiskuar targa të të gjithë atyre që veprimtarinë e tyre janë duke e ushtruar pa leje të organeve kompetente ose në kundërshtim me rregulloret e Kryeqytetit”, thuhet në njoftim.