Shtetet e Bashkuara njoftojnë ndihmën prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, njoftoi për një paketë ndihmash ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 6 miliardë dollarë

Flamuri i ShBA-ve

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, njoftoi të premten për një paketë masive ndihmash ushtarake për Ukrainën të vlerësuara në vlerën 6 miliardë dollarë.

“Kjo do të na mundësojë përftimin e kapaciteteve të reja për industrinë e Ukrainës”, tha ai gjatë një konference për shtyp në ditën e dytë të takimit të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes për Ukrainën. Ai vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara do t’i dërgojnë ndihmat e reja “sa më shpejt që të jetë e mundur”.

“Njoftimi nënvizon angazhimin e Amerikës në Ukrainë”, tha sekretari amerikan i Mbrojtjes. “Ky koalicion qëndron i bashkuar dhe nuk do të lëkundet dhe as nuk do të dështojë”, theksoi ai.

Sekretari Austin njoftoi se grupi i kontaktit do të ndihmojë për ngritjen e një industrie ukrainase të mbështetur në burimet e brendshme, duke rritur kapacitetet e Ukrainës për mbrojtjen ajrore, teknologjinë e informacionit, çminimin dhe dronë të rinj.

Ai tha se koalicioni reflekton një botë të revoltuar ndaj agresionit rus në Ukrainë.

“Vendet e mbledhura sot këtu kuptojnë se çfarë vendoset në Ukrainë, për Evropën, për Shtetet e Bashkuara dhe për botën”, tha ai.

“Nëse Putini triumfon në Ukrainë, rrethanat e sigurisë që do të krijohen do të jenë globale”, tha sekretari Austin dhe shtoi se “siç ka thënë presidenti Biden, Putini nuk do të ndalet në Ukrainë”.

Ndihma po jepet si pjesë e Nismës së Ndihmës për Sigurinë e Ukrainës (USAI), që do të përqëndrohet në nevojat e ardhshme ushtarake.

Sekretari Austin të premten drejtoi ditën e dytë të takimit të 21-të të grupit të kontaktit të mbrojtjes së Ukrainës, që përfshin më shumë se 50 vende që takohen pothuajse çdo muaj për të bashkërenduar ndihmën për Kievin.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy shprehu mirënjohjen për vendimin e Grupit për të ofruar municione me shpejtësi për Ukrainën.

“Nëse ne në Ukrainë nuk do të kishim marrë ndihmën tuaj me armatime dhe nëse vendet tuaja do të kishin treguar indiferencë ndaj fatit të popullit tonë, bota do të ishte padyshim ndryshe”, tha Zelenskyy në fjalimin e tij të mbrëmjes. Por ai paralajmëroi se “regjimet predatore si ai i Rusisë po rrisin me shpejtësi oreksin e tyre për agresion” dhe se “agresioni përhapet atëherë kur nuk e ndalin”.

“Nëse solidariteti juaj nuk do të kishte funksionuar dhe nëse reagimi juaj ndaj luftës do të kishte mbetur vetëm tek fjalët, botës do t’i duhej të përballej me shumë më tepër se një Rusi e fuqishme”, tha ai.

Një tjetër ndihmë me vlerë 1 miliard dollarë u miratua në fillim të kësaj jave.
Kjo ndihmë iu dha Kievit duke u mbështetur në autoritetin presidencial (PDA) në bazë të të cilës mund të merren armë, municione dhe pajisje të tjera nga rezervat ushtarake të Shtetet e Bashkuara për të përmbushur nevojat afatshkurtra të Ukrainës. Kjo ndihmë përfshin municion për sistemet ‘HIMARS’ dhe fishekë 155 mm, krahas mjeteve luftarake për këmbësorinë.

Zëdhënësi i Pentagonit, gjeneralmajor Pat Ryder tha se Uashingtoni do të dërgojë ndihmën “brenda disa ditësh”.

Të dy këto dërgesa janë pjesë e paketës prej 61 miliardë dollarësh ndihmë ushtarake për Ukrainën që u miratua nga Kongresi dhe u nënshkrua nga Presidenti Joe Biden të mërkurën. Hera e fundit që Kongresi miratoi ndihmë ushtarake për Ukrainën ishte në vitin 2022.

Ukraina prej disa muajsh ka shprehur shqetësimin për mungesë armësh në fushën e betejës, veçanërisht ato në lidhje me mbrojtjen ajrore dhe municionet e artilerisë.

Ajo që unë shoh sot në fushën e betejës është se forcat ukrainase kanë përdorur në mënyrë të kufizuar municionet për një kohë të gjatë, duke zvogëluar aftësitë e tyre në betejë. Për këtë arsye forcat ruse kanë pasur mundësi të përparojnë në terren“, u tha gazetarëve të enjten një zyrtar i lartë amerikan i mbrojtjes.

Zyrtari tha se ndihma e fundit do të ndihmojë Ukrainën, por paralajmëroi se përparimi në betejë “nuk do të jetë një proces i shpejtë”. /VoA

 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika