Policia e Kosovës ka njoftuar se është raportuar që një person në Prishtinë është zhdukur.
Në raportin e saj 24-orësh, policia ka bërë të ditur se më 24 prill të këtij viti, ky persona ka dalë nga shtëpia dhe akoma nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.
“Prishtinë / 24.04.2024 – 14:00. Më 26.04.2024 ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin e policisë.