Në Ditën e Personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka kujtuar mbi 1600 të zhdukur.
Përmes një postimi në platformën “X”, MPJD ka thënë se Kosova kërkon drejtësi për krimet e luftës, derisa Serbia vazhdon t’i mbrojë përgjegjësit e këtyre krimeve.
“Në festën kombëtare të personave të zhdukur me forcë, kujtojmë mbi 1600 të zhdukurit ende në Kosovë për shkak të regjimit gjenocidal serb. Kosova kërkon në mënyrë aktive drejtësi për krimet e luftës, megjithatë Serbia vazhdon të mbrojë ata që janë përgjegjës, duke mohuar drejtësinë edhe sot e kësaj dite”, thuhet në postim.
Kujtojmë që për nder të kësaj dite, zyra e Kryeministrit dhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pritet që sot të bëjnë homazhe për personat e pagjetur ende.
Lexo më shumë: Krerët e shtetit pritet të bëjnë homazhe për të pagjeturit e luftës së Kosovës
On the national day of forcibly disappeared persons, we remember the 1600+ still missing in Kosova due to the Serbian genocidal regime.
🇽🇰 actively seeks justice for war crimes, yet Serbia continues to shield those responsible, denying justice to this day. pic.twitter.com/lVGtA3Lb29
— MFA Kosova 🇽🇰 (@MFAKOSOVO) April 27, 2024