Arrestohet një serb në pikën kufitare Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Në Bërnjakë në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë është arrestohet një person i nacionalitetit serb i dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile në rajonin e Gjakovës gjatë vitit 1998-1999

Foto ilustrim

Në pikën kufitare në Bërnjakë është arrestuar një person me inicialet J.Š. i cili dyshohet se ka kryer krime lufte gjatë viteve 1998-1999 në rajonin e Gjakovës.

Sipas njoftimit të Prokuroria Speciale dhe Policisë së Kosovës J.Š. ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”.

“Prokuroria Speciale (PS), dhe Policia e Kosovës, njoftojnë opinionin publik se, sot, në pikën kufitare të Republikës së Kosovës me Serbinë, konkretisht në Bërnjak, është ndaluar një person me inicialet J.Š., i dyshuar se gjatë viteve 1998 – 1999, në Komunën e Gjakovës, ka kryer veprën penale ‘Krime lufte kundër popullatës civile’, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se “Me aktvendim të Prokurorisë Speciale, i njëjti është ndaluar për 48 orë, dhe brenda afateve kohore ligjore ndaj të njëjtit kjo prokurori do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘Krime lufte kundër popullatës civile’ “, thuhet tutje në njoftim.

Shija e redaktorit

Nga sot Izraeli heq vizat për kosovarët, kërkohet vetëm leja...

Nga sot, 5 maj 2025, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa vizë në Izrael për qëllime turistike, për sa kohë që kanë një...

Një çerekshekull me librarinë Dukagjini

Të dielën, më 4 maj 2025, libraria Dukagjini feston 25-vjetorin e themelimit të saj. Në një kohë plot sfida, në gjendjen e sapodalë nga...

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Të fundit nga rubrika