Një termet i fuqishëm ka goditur Indonezinë.
Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare tërmeti kishte një goditje prej 6.1 shkallë të rihterit.
Epiqendra ishte në Java të Indonezisë, përkatësisht 123 km në jug të Soreang dhe 103 km në jug të Banjar me një thellësi prej 68km.
Tërmeti ka ndodhur rreth një orë më parë përkatësisht në ora 23:29:51 sipas orës lokale.
Gjatë ditës një termet i fuqishëm kishte goditur edhe Japoninë me magnitudë prej 6.5 shkallë të rihterit.