Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, të shpjegojë arsyen se si është e mundur që Kosova e sulmuar nga Serbia është e ndëshkuar me sanksione nga Bashkimi Evropian e qortuar nga Amerika, ndërsa Serbia si agresore është e pa ndëshkuar.
Ajo ka thënë se i takon Qeverisë që të bëjë një shpjegim zyrtarë para popullit se pse sot e kësaj ditë Kosova ende gjendet nënë sanksione.
Tahiri ka kritikuar kryeministrin Kurti edhe për prishjet e marrëdhënieve me Amerikën, duke mos u koordinuar paraprakisht me ta për vendimet që ka marrë.
“E para është që ne u sulmuam në Banjskë nga Serbia agresore, çfarë na ndodhi? Kosova u ndëshkua, Serbia nuk u ndëshkua. I ka takuar Kurtit dhe qeverisë të dalë dhe t’i shpjegojë popullit të Kosovës si u bë që edhe të sulmuar edhe të ndëshkuar pra, Serbia sulmues e pa ndëshkuar. Këtë shpjegim zyrtar i takon ta bëjë Kurti para popullit të Kosovës. E dyta çështja tjetër është që Kurti prishi marrëdhëniet me Amerikën duke mos u koordinuar për as një prej këtyre çështjeve të vogla që ka pasur, jo targat, jo tash dinari, pastaj është çështja e zgjedhjeve në veri që ishin legale, por nuk ishin legjitimi. Dhe u deshtë Kurti të koordinohej mirë me partnerët Amerikanë, kush janë amerikanet na bënë shtet, është dashur që të jetë i koordinuar. Ky doli nga pozitat anti-amerikane që nuk e din pse i ka këto pozita anti-amerikane. Por sigurisht janë të dëmshme për shtetin e Kosovës”, ka thënë ajo për EO.
Tahiri ka theksuar se është mirë që Amerika e ka bërë të qartë që ajo nuk është e “prishur” me popullin kosovar, por janë të “prishur” me qeverinë e Kosovës.
“Mua me vije mirë që amerikanët e bënë të qartë që nuk jemi të prishur me popullin e Kosovës, por jemi të prishur me qeverinë e Kosovë. Me këtë rast me qenë që unë kam qenë ministre e jashtme e Kosovës në kohën e okupimit dhe jam një prej njerëzve kryesor që e kam mbërri aleancën strategjike me Amerikën. Po ju them një fjalë amerikanët bëjnë aleancë me të mëdhenjtë, me ne si figurat siç isha unë, Rugova e Agani, nuk i prishin më të vegjlit se Kurti është i vogël”, ka thënë ajo.